Armatosja e Serbisë, reagon Maqedonci: Beogradi ska asnjë kërcënim serioz nga fqinjët e tij!

Armatosja e Serbisë, reagon Maqedonci: Beogradi ska asnjë kërcënim serioz nga fqinjët e tij!

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci deklaroi se pretendimet e autoriteteve serbe që po armatosen për t’u mbrojtur nga vendet fqinje nuk qëndrojnë, dhe me blerjet e fundit të armëve kineze ato po shpërfaqin tendencat e tyre hegjemoniste në raport me këto vende. Maqedonci i bëri këto deklarata pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, bëri të ditur një ditë më parë se Serbia ka blerë raketa kineze “shkatërruese”. Bëhet fjalë për raketat balistike supersonike CM-400 nga Kina. “Blerjet nga Rusia dhe Kina janë bërë që disa vite dhe vazhdojnë të bëhen, pra nuk lidhet me ndonjë kërcënim aktual për Serbinë…asnjë shtet fqinj i Serbisë në asnjë rast nuk ka shfaqur ndonjë qëllim agresiv apo sulmues në raport me Serbinë”, ka deklaruar Maqedonci, duke përmendur...