Anija me emigrantë ndalohet pas ndjekjes në det/ Kapen 36 emigrantë dhe organizatori i dyshuar

Anija me emigrantë ndalohet pas ndjekjes në det/ Kapen 36 emigrantë dhe organizatori i dyshuar

Garda Bregdetare Greke ka arrestuar një 43 vjecar Irakian pas një ndjekjeje në det. Ai dyshohet si organizatori i trafikut të 36 emigrantëve të palogjshëm drejt brigjeve perëndimore të ishullit Chios. Një operacion intensiv i Gardës Bregdetare Greke përfundoi me ndalimin e dhjetra emigrantëve të paligjshëm dhe arrestimin e një trafikanti të dyshuar. Operacioni u finalizua mbrëmjen e së shtunës pas një ndjekjeje detare pranë drigjeve perëndimore të ishullit Chios. Sipas raportimeve një patrullë e e Gardës Bregdetare vuri re një anije me shpejtësi të lartë që po lëvizte në drejtim të ishullit, duke ngritur dyshime se transportonte migrantë të paligjshëm. Pas ndjekjes, patrulla arriti ta detyrojë anijen të kthehej në plazhin Glaroi, ku migrantët zbritën të gjithë dhe u shpërndan në zonën e bregdetit....