Anëtarësimi në BE kushton sa një filxhan kafe, Serbia “e lodhur” me Brukselin, ja ç’shkruan media e njohur në Beograd

Anëtarësimi në BE kushton sa një filxhan kafe, Serbia “e lodhur” me Brukselin, ja ç’shkruan media e njohur në Beograd

Marsela SHYTIA Nëse Serbia do të anëtarësohej në Bashkimin Evropian (BE), kostoja e anëtarësimit për frymë në Union, gjatë shtatë viteve, do të ishte më pak se kostoja e një kafeje me vete, 2.37 euro. Nëse i gjithë Ballkani Perëndimor do të anëtarësohej në BE brenda natës, kjo do t’i kushtonte Brukselit 46.6 miliardë euro, ose 6.66 miliardë euro në vit, gjë që tregon se kostoja e zgjerimit nuk është një provë e kapacitetit buxhetor të BE-së, por e vullnetit politik, shkruan media serbe “Blic”, Kjo është pjesë e të dhënave të dhëna në studimin “Sa më kushton Ballkani Perëndimor “, i cili është kryer nga Qendra për Politikat Evropiane. Kostoja e zgjerimit Strahinja Subotiç tregon se kostoja do të ishte 5.29 euro për frymë...