Analiza e REL/ Pritje dhe dyshime për Komisionin për të Zhdukurit
Komisioni i Përbashkët i Kosovës dhe Serbisë për personat e zhdukur duhet të ofrojë mbështetje politike për grupet punuese, në mënyrë që të identifikohen varreza masive apo individuale, përmes ofrimit ose shkëmbimit të informacioneve, thotë për Radion Evropa e Lirë Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë. “Ky komision duhet të jetë pikë lidhëse mes grupeve punuese dhe njerëzve që kanë informacione për lokacionet e varrezave. Kjo është më e rëndësishmja – gjithçka tjetër është më pak e rëndësishme”, thotë ai. Më 22 janar, Kosova dhe Serbia mbajtën takimin e parë të Komisionit të Përbashkët për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë, i cili udhëhiqet nga kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç. Ky komision u parapa me Deklaratën për Personat e Zhdukur,...
Burimi:
sot.com.al