Analiza e REL: Manipulimi i votave në Kosovë dhe si u zhvillua

Analiza e REL: Manipulimi i votave në Kosovë dhe si u zhvillua

“Procesi më i komprometuar zgjedhor”, kështu e përshkroi Laura Pula, koordinatore nacionale për zgjedhje nga Prokuroria e Shtetit, krejt atë që ndodhi pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025 në Kosovë. Dhe njëmend, vështirë të krahasohet me diçka të ngjashme në të kaluarën. Autoritetet e zbatimit të ligjit kanë intervistuar qindra njerëz, kanë ndaluar dhjetëra dhe po i vazhdojnë hetimet nën dyshimet për manipulim të votave të kandidatëve për deputetë. Si rezultat, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mori vendim për rinumërim të plotë të votave për kandidatë në të gjitha komunat e vendit. Votat për partitë nuk u cenuan. Ndonëse shumëkush u habit me atë se çfarë ndodhi, për njohësit e zhvillimeve politike duket se manipulimi me vota ka qenë “sekret publik”. Shembull,...