Analiza: A po e largon Vuçiç Serbinë nga rruga drejt BE-së?
Vendimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për të nënshkruar ndryshimet në ligjet për gjyqësorin, shkaktoi reagime të forta në Bashkimin Evropian dhe riktheu në qendër të debatit të ardhmen evropiane të Serbisë. Ndërsa autoritetet në Beograd këmbëngulin se janë të përkushtuara ndaj integrimit, analistët paralajmërojnë se veprimet konkrete tregojnë një prirje të kundërt: forcimin e kontrollit politik mbi institucionet dhe dobësimin e standardeve demokratike. Serbia është vend kandidat për anëtarësim në BE që nga viti 2012 dhe ka hapur disa kapituj negociatash. Dragana Gjurica, sekretare e përgjithshme e Lëvizjes Evropiane në Serbi, thotë për programin Ura të Radios Evropa e Lirë se autoritetet serbe e kanë pritur reagimin negativ të BE-së, por kanë llogaritur se ai nuk do të ketë pasoja reale. Sipas saj, përvoja e...
Burimi:
sot.com.al