Amerikanët ofrojnë miliona për menaxhimin e aeroporteve në Sarajevë dhe Mostar

Amerikanët ofrojnë miliona për menaxhimin e aeroporteve në Sarajevë dhe Mostar

Më shumë fluturime, bileta më të lira dhe aeroporte më moderne. Këto janë ndryshimet që mund t’i përjetojë Bosnje dhe Hercegovina, nëse një investitor amerikan merr përsipër menaxhimin e aeroporteve në Sarajevë dhe në Mostar. Oferta vjen nga kompania AAFS Infrastructure Energy LLC, e cila premton investime të konsiderueshme dhe lidhje më të mira me destinacionet evropiane. Aeroporti i Sarajevës, përndryshe, është në pronësi të Qeverisë së Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës. Zyrtarë të këtij entiteti konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se, në fillim të marsit, kanë pranuar propozimin e AAFS-së për një koncesion 30-vjeçar. Çështja është aktualisht “në fazën e vlerësimit të interesit publik”, pranë Ministrisë Federale të Transportit dhe Komunikacionit. Në të njëjtën kohë, oferta për Aeroportin e Mostarit i është përcjellë...