Ambasadori rus në Serbi: Negociatat për NIS-in nuk janë kryer, por janë në drejtimin e duhur

Ambasadori rus në Serbi: Negociatat për NIS-in nuk janë kryer, por janë në drejtimin e duhur

Ambasadori rus në Serbi, Alexander Botsan Kharchenko, ka thënë se negociatat për shitjen e aksioneve ruse në Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS) te kompania hungareze MOL, nuk kanë përfunduar ende, mirëpo është shënuar përparim. Në një intervistë dhënë për media, Kharchenko ka thënë se “i gjithë procesi po shkon në drejtimin që u përshtatet të gjithëve, çka është konfirmuar në deklarimet e zyrtarëve serbë”. “Mund të them se rezultatet aktuale të bisedimeve janë në linjë të plotë me marrëdhëniet miqësore mes Rusisë dhe Serbisë. Dhe, më e rëndësishmja, ato ofrojnë mundësi për vazhdim bashkëpunimi në fushën e energjisë dhe çdo sektor tjetër”, ka thënë Kharchenko. I pyetur nëse e sheh vendimin e autoriteteve amerikane për të zgjatur licencën e punës për NIS-in deri më...