Ambasadori francez: Zgjedhja e presidentit, përgjegjësi e partive politike në Kosovë

Ambasadori francez: Zgjedhja e presidentit, përgjegjësi e partive politike në Kosovë

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot ka deklaruar se është çështje e partive politike të gjejnë mënyrën e duhur për zgjedhjen e presidentit. Ai u shpreh se i sheh si hap pozitivë takime e fundit që janë zhvilluar në mes të partisë në pushtet Lëvizja Vetëvendosje dhe dy partive më të mëdha opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, lidhur me zgjedhjen e presidentit. Guerot theksoi se edhe Kushtetuta e Kosovës e bën të nevojshme që partitë politike të bisedojnë me njëra-tjetrën. “Mendoj se është shumë mirë që partitë politike po flasin me njëra-tjetrën. Është e tyre që të gjejnë një zgjidhje. Kuadri institucional i Kushtetutës së Kosovës e bën të nevojshme që partitë politike të bisedojnë me njëra-tjetrën. Sigurisht, nuk...