Ambasadori britanik takim me Osmanin: Urgjente që Kosova t’i kthehet stabilitetit politik!
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves përmes një postimi në “Facebook” ka zbuluar detaje lidhur me takimin e zhvilluar këtë të martë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Hargreaves theksoi për nevojën urgjente që Kosova t’i kthehet stabilitetit politik. Ai tha se kjo nevojë mundëson përparimin në agjendat e brendshme dhe ato ndërkombëtare. “Sot fola me Presidenten Osmani për nevojën urgjente që Kosova t’i kthehet stabilitetit politik për të mundësuar përparim në agjendat e brendshme dhe ndërkombëtare”, shkroi ambasadori. Ai theksoi se në këtë kohë të pasigurisë së shtuar politike, diskutimi politik i respektueshëm dhe konstruktiv është jetik për të gjetur një rrugë përpara.
Burimi:
sot.com.al