Ambasada e SHBA mirëpret marrëveshjen për Ligjit për të huajt: Çdo vendim për serbët në Kosovë të bëhet me konsultim!
Ambasada amerikane në Prishtinë e ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Bashkimit Europian për zbatimin e Ligjit për të Huajt. Në një reagim për mediat në Kosovë, një zëdhënës i ambasadës theksoi megjithatë se çdo ndryshim që prek komunitetin serb duhet të bëhet në konsultim të ngushtë dhe me miratimin e tyre. “Shtetet e Bashkuara e mirëpresin njoftimin për marrëveshjen e arritur lidhur me zbatimin e Ligjit për të Huajt. Ne përgëzojmë angazhimin e palëve për këtë çështje, me qëllim arritjen e një zgjidhjeje të pranueshme për të gjithë. Çdo ndryshim që prek komunitetin serb të Kosovës duhet të bëhet në konsultim të ngushtë dhe me miratimin e komunitetit serb të Kosovës,” thuhet në deklaratën e ambasadës. Qeveria e Kosovës ka negociuar me...
Burimi:
sot.com.al