Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi thirrje qytetarëve të saj: Mos fotografoni incidentet me raketa!
Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe ka dalë me një njoftim zyrtar në “Facebook” ku u bën thirrje qytetarëve të saj që jetojnë ose janë duke vizituar emiratet të mos fotografojnë dhe shpërndajnë pamje nga incidentet me dronë e raketa. Më tej ambasada thekson se autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe zbatojnë masa të rrepta ligjore ndaj çdo shkeljeje duke përfshirë gjoba të larta dhe dënime me burg. Gjithashtu ambasada u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që të respektojnë me përpikëri ligjet dhe rregullat në fuqi. “Ambasada e Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke marrë parasysh rrethanat e krijuara pas sulmeve të Iranit ndaj këtij shteti, njofton të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që ndodhen në Emiratet e Bashkuara...
Burimi:
sot.com.al