Aleanca ushtarake Zagreb-Prishtinë-Tiranë, Vuçiç: Kërcënimi më i madh për Serbinë. Rrisim investimet tona në mbrojtje
Rajoni E Premte, 13 Shkurt 2026 20:58 Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se kërcënimi më i madh për vendin e tij është formimi i aleancës ushtarake mes Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë. Duke folur nga Mynihu, ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë, Vuçiç u tha gazetarëve se Serbia është “seriozisht e kërcënuar” nga aleanca ushtarake mes Zagrebit, Prishtinës dhe Tiranës. Ai u shpreh i shqetësuar për, siç tha, “heshtjen” e komunitetit ndërkombëtar lidhur me këtë çështje. “Me formimin e një aleance ushtarake midis Kroacisë, Prishtinës dhe Tiranës, ne jemi shumë të kërcënuar dhe do t’i adresojmë seriozisht të gjitha këto”,-theksoi Vuçiç. Vuçiç shtoi se gjatë takimeve në Mynih ka ngritur pyetjen për arsyet e krijimit të kësaj aleance dhe se është ende në...
Burimi:
kohajone.com