Aleanca Shqipëri-Kosovë-Kroaci “shqetëson” Vuçiç: Kur të shpërthejë lufta, do të jenë gati për të na pushtuar!
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka ashpërsuar tonet ndaj bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës, duke deklaruar se kjo nismë nuk është simbolike, por ka objektiva konkrete strategjike, madje, sipas tij, edhe pushtimin e Serbisë. Gjatë fjalimit në ceremoninë e Ditës së Shtetësisë, Vuçiç tha se Serbia ka vuajtur shumë, dhe tani po përballet me presione të reja dhe me aleanca që, sipas tij, janë krijuar për të vepruar kundër Beogradit. “Ne jemi një nga popujt që kemi vuajtur më së shumti dhe duhet të ruajmë kapacitetin tonë demografik. Do të përballemi me presione më të mëdha se kurrë më parë. Aleancat që po krijohen kundër nesh nuk janë bërë për të qenë lajmi i dytë apo i pestë në edicionet...
Burimi:
sot.com.al