Albin Kurti ngre alarmin për stërvitjet e ushtrisë serbe, akuza për agresion pranë kufirit me Kosovën, KFOR thotë se…
Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rikthyer në qendër të vëmendjes pas stërvitjeve ushtarake serbe pranë kufirit, të cilat Prishtina i cilëson si provokuese, ndërsa KFOR i konsideron si aktivitete rutinë pa rrezik për stabilitetin rajonal. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ngritur alarmin për atë që e cilëson si “demonstrim agresiv ushtarak” nga Serbia pranë kufirit me Kosovën. Sipas tij, ushtria serbe zhvilloi stërvitje me helikopterë dhe parashutistë në fshatin Muhovc të Bujanocit, zonë e banuar me shumicë shqiptare dhe shumë pranë vijës kufitare me Kosovën. Duke folur në mbledhjen e qeverisë në Prishtinë, Kurti u shpreh se aktivitetet ushtarake u zhvilluan pranë zonave civile. “Këto provokime përbëjnë shfaqje të rrezikshme të agresionit”, deklaroi ai, duke përmendur edhe përfshirjen e Brigadës së 63-të të...
Burimi:
sot.com.al