Alarmohen autoritetet malazeze: Droga po vjen nga pikat e pakontrolluara të Shqipërisë, u kapën më shumë se 100 kg marihuanë

Alarmohen autoritetet malazeze: Droga po vjen nga pikat e pakontrolluara të Shqipërisë, u kapën më shumë se 100 kg marihuanë

Droga nga Shqipëria alarmon autoritetet malazeze. Media shtetërore e shtetit fqinj ngre shqetësimin se si lënda narkotike po hyn në territorin e saj përmes disa pikave të pakontrolluara në qarkun Shkodër. Në artikull thuhet se pasi oficerët e policisë nga Qendra Rajonale e Policisë Kufitare “Centar”, në bashkëpunim me oficerët e Departamentit për Shtypjen e Krimit Ndërkufitar, parandaluan kontrabandën e më shumë se 100 kilogramëve marihuanë disa ditë më parë në fshatin Zbelj, Komuna e Tuzit, vëmendja u tërhoq përsëri për faktin se ekziston një numër i madh rrugësh të paligjshme nga Shqipëria fqinje në vendin tonë. “Gjatë aktiviteteve të intensifikuara dhe mbikëqyrjes së zonës më të gjerë të kufirit shtetëror, vumë re një automjet pasagjerësh që po lëvizte me shpejtësi të lartë. Automjeti u...