Alarmohen autoritetet greke, marrin telefonatë për bombë në Gjykatën e Apelit
Autoritetet greke janë alarmuar këtë të mërkurë pas një telefonate për kërcënim me bombë në Gjykatën e Apelit. Sipas informacioneve fillestare, një person i panjohur telefonoi rreth orës 10:45 dhe raportoi se një pajisje shpërthyese ishte vendosur në ndërtesë, pa dhënë një afat kohor specifik për shpërthimin. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa pritet edhe Departamenti i Neutralizimit. Telefonata u bë menjëherë pas vendimit për gjyqin e Agimit të Artë. 42 të pandehurit u shpallën fajtorë si në shkallën e pare. Asnjëri prej tyre nuk ishte sot në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit për të dëgjuar vendimin përfundimtar të gjyqtarëve të gjykatës së shkallës së dytë.
Burimi:
syri.net