Alarm për bomba në shkollat e Tetovës
Alarm për bombë në shkollat fillore dhe të mesme të Tetovës. Edhe këtë të martë autoritetet policiore kanë zbritur në terren, ndërsa nxënësit sipas protokollit janë evakuuar nga godinat e shkollave, duke ndërprerë mësimin. Alarmi për mjete shpërthyese në shkolla u ngrit edhe të hënën, në shkolla fillore dhe të mesme në Shkup dhe Tetovë, por ato rezultuan si denoncime të rreme. Njoftimi se në ambientet e arsimimit parauniversitar ka mjete shpërthyese shkon në e-mailet zyrtare të drejtorive të shkollave, metodë e përdorur edhe tre muaj më parë për të njëjtin fenomen. Prindërit e nxënësve janë njoftuar për situatën dhe shumë prej tyre janë drejtuar pranë shkollave për të marrë fëmijët e tyre. Për fat të mirë, deri më tani nuk raportohet për persona të...
Burimi:
syri.net