Akuzohet për krime lufte në vitin 1999, Kosova arreston ish-pjesëtarin e forcave serbe
Autoritetet kosovare e kanë arrestuar të hënën një ish-pjesëtar të forcave serbe, për të cilin dyshojnë se ishte përfshirë në kryerjen e krimeve të luftës kundër popullsisë civile në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998- ‘99. Prokuroria Speciale i bëri të ditura vetëm inicialet e të dyshuarit, Z.S., dhe njoftoi se ai u kap nga hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës. “I pandehuri Z.S., si pjesë e një grupi paramilitar të forcave serbe, dyshohet se ka kryer krime lufte në fshatin Matiçan, Komuna e Prishtinës gjatë periudhës kohore 1998-1999”, thuhet në njoftim. Prokuroria tha se i ka kërkuar gjykatës vendosjen e të dyshuarit në paraburgim por nuk dha më shumë hollësi. Arrestimi i tij vjen pak ditë pasi një gjykatë në...
Burimi:
sot.com.al