Akuzohen për abuzime me rezervat shtetërore/ Gjykata e Prishtinës konfirmon akuzën për ish-ministren dhe 3 ish-zyrtarë!
Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj ish-ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, dhe tre personave të tjerë, lidhur me dyshimet për keqpërdorimet me rezervat shtetërore. Zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi, tha për Radion Evropa e Lirë se gjykata ka i refuzuar si “të pabazuara” kërkesat e avokatëve të të pandehurve lidhur me kundërshtimin e provave dhe hedhjes poshtë të aktakuzës të ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Gjykimi për këtë rast nisi në fillim të vitit, kur më 13 janar u mbajt seanca fillestare. Kjo seancë u mbajt pasi një paraprake kishte dështuar të zhvillohej, pasi Hajdari nuk ishte paraqitur në gjykatë, duke pretenduar se nuk i ishte dërguar ftesë. Ky pretendim i saj u kundërshtua nga gjykata, që tha...
Burimi:
sot.com.al