Akuzat për falsifikim dhe shpërdorim…/ Merren në pyetje shefja e Regjistrimit të Bizneseve dhe dy zyrtarë të tjerë!

Akuzat për falsifikim dhe shpërdorim…/ Merren në pyetje shefja e Regjistrimit të Bizneseve dhe dy zyrtarë të tjerë!

Autoritetet kanë marrë në pyetje disa zyrtarë të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK) të mërkurën, si pjesë e një aksioni ndaj agjencisë lidhur me dyshimet për keqpërdorimin e detyrës dhe falsifikimin e dokumenteve. Ushtruesja e detyrës së kryeshefes së ARBK-së, Igballe Rexha-Jashari, si dhe dy zyrtarë të tjerë janë shoqëruar për në stacionin policor për t’u marrë në pyetje, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala. Paraprakisht, Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se bastisja në ARBK po zhvillohej për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale: keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, dhe rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve. Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Shala nuk ka treguar se cilat...