Aktakuza e dytë, Hashim Thaçi flet para Gjykatës së Hagës: Jam plotësisht i pafajshëm
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u deklarua “Jam plotësisht i pafajshëm” para Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë lidhur me aktakuzën e dytë për ndërhyrje në drejtësi. Të pafajshëm u deklaruan edhe Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Kilaj dhe Hajredin Kuçi, të përfshirë në të njëjtin rast. Aktakuza u konfirmua më 29 nëntor 2024 nga gjykatësja e procedurës paraprake, e cila lëshoi katër fletarrestime dhe një fletëthirrje. Paralelisht, në procesin kryesor për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, kryeprokurorja Kimberly West kërkoi 45 vjet burgim për Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, duke theksuar se “këto krime janë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe janë të rënda si natyrë” dhe se akuzat “nuk e kanë humbur peshën”....
Burimi:
sot.com.al