Aksion kundër lojërave të fatit në Veri të Kosovës, sekuestrime dhe të shoqëruar

Aksion kundër lojërave të fatit në Veri të Kosovës, sekuestrime dhe të shoqëruar

Policia e Kosovës ka kryer aksion në Zubin Potok më 15 janar, duke bastisur tri lokale ku dyshohet se janë organizuar skema piramidale dhe të bixhozit. “Në të tri lokacionet janë hasur pajisje teknologjike të cilat mundësojnë zhvillimin e lojërave të fatit si dhe janë pesë të dyshuar, ku tre prej tyre janë duke u intervistuar, kurse dy të tjerë nuk janë hasur aty, por janë të njohur për Policinë, ndërsa janë intervistuar edhe pesë dëshmitarë”, tha për Radion Evropa e Lirë, Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë për Veriun. Zubin Potoku, ku u krye aksioni, është një nga katër komunat në veri të Kosovës, ku shumica e popullatës janë serbë. Nga Policia po ashtu njoftuan se prokurori kujdestar ka udhëzuar që të iniciohen tre raste...