Aksidentohet autobusi me nxënës, 13 persona të plagosur në Qipro

Aksidentohet autobusi me nxënës, 13 persona të plagosur në Qipro

Një aksident është regjistruar këtë të martë në Qiro në rrugën Agios Epiphanios për në Palaichori. Në aksident është përfshirë një autobus me nxënës dhe një makinë. Si pasojë e aksidentit janë plagosur 13 persona mes tyre 10 nxënës. 3 personat e tjerë të plagosur janë të rritur. Sipas informacioneve, tre të rriturit janë shoferi i autobusit shkollor dhe dy pasagjerët në automjetit tjetër. Të gjithë u dërguan në spital me ambulancë.Dy korsitë e rrugës Agios Epiphanios për në Palaichori, të cilat ishin mbyllur pas përplasjes, janë rihapur për trafikun dhe qarkullimi vijon pa probleme. Policia Rrugore po kryen tashmë një hetim për të sqaruar plotësisht rrethanat në të cilat ndodhi përplasja.