Aksidenti tragjik  i tifozëve, reagon kryeministri grek: Tronditëse, ofrojmë mbështetjen e plotë

Aksidenti tragjik i tifozëve, reagon kryeministri grek: Tronditëse, ofrojmë mbështetjen e plotë

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, shprehu keqardhjen e tij të thellë për aksidentin tragjik në Rumani, ku humbën jetën 7 tifozë të PAOK-ut. Ai postoi mesazhin e tij në Facebook, duke theksuar se qeveria dhe ambasada greke po bashkëpunojnë ngushtë me autoritetet rumune për të ofruar mbështetjen e nevojshme. “U trondita thellësisht kur mësova për aksidentin tragjik në Rumani që mori jetën e 7 bashkatdhetarëve tanë të rinj. Qeveria greke dhe Ambasada jonë janë në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me autoritetet lokale, duke ofruar të gjithë mbështetjen e mundshme. Në këto kohë të vështira, së bashku me të gjithë grekët, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për të afërmit e viktimave dhe familjen PAOK. Me dëshirën e përbashkët që të plagosurit të shërohen shpejt. Mendimet tona...