Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në një autostradë  në Rumaninë Perëndimore. Shtatë tifozë të PAOK-ut, të moshës 28-30 vjeç, që udhëtonin për në Francë kanë humbur jetën pas përplasjes së furgonit me të cilin ata udhëtonin me një kamion. Siç duket në video, furgoni me të cilin udhëtonin u përplas ballë për ballë me një kamion pas një manovre të rrezikshme parakalimi. Ambasada greke në Bukuresht konfirmoi numrin e viktimave dhe dërgoi një ekip në vendngjarje.   Tre persona gjithashtu kanë mbetur të plagosur. Sipas mediave greke, dy prej tyre janë në gjendje të rëndë. Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka shprehur ngushëllimet të afërmve te viktimave. “U trondita thellësisht kur mësova për aksidentin tragjik në Rumani që mori jetën e 7...