Aksident tragjik në Greqi/ Automjeti me 3 të mitur përplaset me një pemë, humb jetën 15-vjeçari! Në makinë edhe një shqiptar
Një aksident është regjistruar të premten pasdite në Loutsa të Greqisë, si pasojë e të cilit gjeti vdekjen një 15-vjeçar dhe u plagosën dy bashkëmoshatarë të tij. Sipas mediave greke, aksidenti ndodhi në kryqëzimin e rrugëve Dimokratias dhe Sotiros. Njëri nga të miturit kishte marrë fshehurazi çelësat rezervë të makinës së nënës së tij dhe ndërsa po ngiste me shpejtësi marramendëse, humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me një pemë. Mediat greke raportojnë se njëri prej të miturve që ishin në makinë ishte shqiptar. Dy të plagosurit lehtë u transferuan në Spitalin e Fëmijëve Aglaia Kyriakou. Do të kryhen ekzaminimet e nevojshme, skanimet CT dhe rrezet X dhe ata do të shtrohen në klinikën kirurgjikale pasi ekziston rreziku që të kenë goditur kokën gjatë aksidentit. Një...
Burimi:
vizionplus.tv