Aksident në Sarajevë/ Tramvaji del nga shinat, një i vdekur dhe disa të plagosur

Aksident në Sarajevë/ Tramvaji del nga shinat, një i vdekur dhe disa të plagosur

Të paktën një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar pasi një tramvaj doli nga shinat sot në qendër të Sarajevës, kryeqytetit të Bosnjë e Hercegovinës. Aksidenti ndodhi përballë Muzeut Kombëtar të Bosnjë e Hercegovinës, dhe bëhet fjalë për një tramvaj që qarkullonte në linjën Stacioni Hekurudhor – Skenderija. Raportohet se një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar. Këtë informacion e konfirmoi edhe Ministria e Punëve të Brendshme e Kantonit të Sarajevës. Pasi doli nga shinat, tramvaji përfundoi në rrugë, duke shkaktuar bllokim të trafikut në këtë pjesë të qytetit, si dhe dëmtime në stacionin e tramvajit. Në vendngjarje ndodhen ekipet e ndihmës së shpejtë dhe shërbimet përkatëse, ndërsa në zonën e aksidentit është vendosur perimetër sigurie.