Aksident i rëndë në Prizren/ Motorri përplaset me kamionin, ndërron jetë i riu

Aksident i rëndë në Prizren/ Motorri përplaset me kamionin, ndërron jetë i riu

Një 29 vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme si pasojë e një aksidenti automobilistik në Prizren. Në aksident kanë qenë të përfshirë një motoçikletë, një veturë dhe një kamion. Drejtuesi i motoçikletës dhe viktima e aksidentit me shpejtësi tej normave të lejuara fillimisht ka goditur lehtë veturën që ka patur përpara, ndërsa më pas është përplasur nga prapa me një kamion. Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje, ku ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit.