Aksident i rëndë, makina bie nga shkëmbi! Humb jetën shoferi

Aksident i rëndë, makina bie nga shkëmbi! Humb jetën shoferi

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të dielë në Greqi. Mediat greke raportojnë se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një shkëmb rreth 300 metra poshtë. Fatkeqësisht nga ky aksident ka ndërruar jetë shoferi ndërsa ende nuk dihet nëse ka patur persona të tjerë në mjet. 31 zjarrfikës u angazhuan në vendin e ngjarjes ndërsa kanë nisur hetimet lidhur me aksidentin.