AKK: Komiteti Evropian i Rajoneve heq fusnotën për emërtimin e Kosovës në dokumentet e tij!
Komiteti i Rajoneve i Bashkimit Evropian (CoR), ka vendosur ta heqë përdorimin e fusnotës në emrin e Kosovës në dokumentet dhe komunikimet e tij, njoftoi të enjten Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK). AKK shkroi në Facebook se u njoftua nga CoR-i se në opinionin e tij më të fundit mbi Paketën e Zgjerimit të BE-së 2025 për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, ka vendosur që në dokumentet dhe komunikimet e tij publike të ndërpritet përdorimi i emërtimit Kosovë me fusnotë, dhe të përdoret thjesht Kosovë. Ky vendim vlen për dokumentet dhe komunikimet e Komitetit të Rajoneve, tha Asociacioni. Për shembull, ky komitet e përdori fusnotën në emrin e Kosovës së voni, kur në maj 2025 njoftoi në uebsajtin e vet për takime me politikanë lokalë...
Burimi:
sot.com.al