45 vite burg për ish krerët e UÇK-së/ Ish-ambasadori i Holandës: Absurde, nuk ka prova për dënimin e Thaçit

45 vite burg për ish krerët e UÇK-së/ Ish-ambasadori i Holandës: Absurde, nuk ka prova për dënimin e Thaçit

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, e ka cilësuar si të pajustifikuar dhe disproporcionale kërkesën e Prokurorisë për dënim me nga 45 vjet burg për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Në një intervistë për KosovaPress, Bosch deklaroi se, sipas vlerësimit të tij, nuk ka prova që mbështesin pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) për krime lufte ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Ai u shpreh se pret nga trupi gjykues që, në mungesë provash të forta, të shpallë të pafajshëm të akuzuarit dhe t’i lirojë ata. “Kjo është absurde sepse është e barabartë me dënim të përjetshëm. Nëse qëndrojnë 45 vite brenda, ata nuk mbijetojnë dot, do të vdesin në burg. Pra është dënim i...