27 vjet nga Masakra në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë, Kurti: Krimet serbe nuk mund të ngelen pa drejtësi

27 vjet nga Masakra në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë, Kurti: Krimet serbe nuk mund të ngelen pa drejtësi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me 27-vjetorin nga Masakra në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë. Kurti shkruan se më 13 mars në vitin 1999 forcat serbe sulmuan me granata tregun e qytetit ku u vranë 7 civilë dhe 128 të tjerë u plagosën. Ai theksoi se krimet e kryera nga Serbia nuk mund të harrohen dhe as të ngelen pa drejtësi. Kurti shton se drejtësia për krimet e luftës mbetet detyrim moral dhe historik ndaj familjeve të viktimave dhe ndaj brezave që do të vijnë. “Në përvjetorin e Masakrës në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë, Republika e Kosovës nderon viktimat e pafajshme dhe kujton me dhimbje një nga krimet më të rënda të kryera ndaj civilëve gjatë...