27 vite nga masakra që tronditi Kosovën, krimi makabër serb që la pas 243 viktima dhe dhjetëra të zhdukur

27 vite nga masakra që tronditi Kosovën, krimi makabër serb që la pas 243 viktima dhe dhjetëra të zhdukur

27 vite më parë, Krusha e Madhe u kthye në një skenë tmerri që edhe sot, me plot kuptimin e fjalës, të ngrin gjakun. Ajo që ndodhi në fund të marsit 1999 nuk ishte thjesht një masakër, por një operacion i organizuar deri në detaj kundër civilëve shqiptarë. Ngjarja nisi të marrë formë më 23 mars 1999, kur strukturat ushtarake serbe nxorën një urdhër të qartë: zona e Rahovecit dhe fshatrat përreth, përfshirë Krushën e Madhe, duhej të “pastroheshin”. Në dokument përmendeshin 50 deri në 100 luftëtarë të UÇK-së, por në terren, shënjestra u bënë civilët. Vetëm një ditë më pas, më 24 mars, forcat serbe rrethuan plotësisht Krushën e Madhe dhe atë të Vogël. Filluan granatimet pa paralajmërim. Shtëpitë u goditën, u plaçkitën dhe...