‘2025-sa, vit i humbur për Kosovën’, publikohet draft raporti në Parlamentin Europian: Përshpejtoni reformat për BE
Draft-raporti për Kosovën i hartuar nga raportuesi në Parlamentin Europian, Riho Terras e i publikuar së fundi, e përshkruan 2025-sën si vit të humbur për vendin, për shkak të bllokadës së zgjatur politike. Sipas draftit, Parlamenti Europian e mirëpret formimin e Kuvendit dhe të Qeverisë së re më 12 shkurt 2026, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura në dhjetor 2025. Megjithatë, institucioni shpreh keqardhje për paralizimin e procesit politik gjatë vitit 2025, që sipas raportit rezultoi në humbje të madhe kohe për vendin. Në raport theksohet gjithashtu dështimi i Kuvendit për të zgjedhur një president të ri brenda afatit kushtetues, çka çoi drejt zgjedhjeve të reja. Draft-raporti përshëndet nga ana tjetër ratifikimin nga Kuvendi i Kosovës të marrëveshjeve në kuadër të Instrumentit për Reforma...
Burimi:
sot.com.al