18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Osmani: Nuk do të lejojmë që historia të rishkruhet në dëm të atyre që sakrifikuan!

18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Osmani: Nuk do të lejojmë që historia të rishkruhet në dëm të atyre që sakrifikuan!

Ka nisur seanca solemne për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. E para që ka marrë fjalën është Presidentja Vjosa Osmani, e cila ka deklaruar se kremtimi i kësaj dite tregon se liria e fituar me mund është e përjetshme. Në fjalën e saj në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për 18-vjetorin e Pavarësisë, presidentja Vjosa Osmani nënvizoi se historia nuk mund të rishkruhet mbi sakrificat që janë bërë në emër të lirisë. Osmani falënderoi çdokënd, përfshirë shtetet që kanë mbështetur Kosovën në rrugën drejt lirisë, teksa shpalosi sfidat që e presin vendin në vijim. “Kosova u bë shtet për të mbrojtur të vërtetën dhe mos të lejuar kurrë që historia të reishkruhet në dëm të atyre që sakrifikuan gjithçka. Populli i Kosovës sakrifikoi gjithçka,...