18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Macron dhe Matarella i dërgojnë letër Osmanit

18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Macron dhe Matarella i dërgojnë letër Osmanit

Franca dhe Italia kanë uruar Kosovën me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë. Presidenca e Kosovës deklaroi se presidentja Vjosa Osmani ka marrë letër urimi nga presidenti francez, Emmanuel Macron dhe ai italian, Sergio Mattarella. Më herët, një letër urimi Osmani e mori edhe nga Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar. “Presidentja Osmani pranon letra urimi nga Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, L.T. Charles III, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, për Ditën e Pavarësisë së Kosovës Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e letrave të shumta të urimit nga liderë botërorë me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ka pranuar mesazhe urimi edhe nga Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, L.T. Charles III, Presidenti...