18-vjetori i Pavarësisë, e ngarkuara me punë e SHBA uron Kosovën: Vazhdon të ndërtojë një të ardhme të sigurtë

18-vjetori i Pavarësisë, e ngarkuara me punë e SHBA uron Kosovën: Vazhdon të ndërtojë një të ardhme të sigurtë

E ngarkuara me punë e Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka uruar Kosovën me rastin e Ditës së Pavarësisë. “Këtë vit, ndërsa Kosova shënon 18-vjetorin e pavarësisë dhe Shtetet e Bashkuara festojnë 250-vjetorin e tyre, ne qëndrojmë së bashku teksa Kosova vazhdon të ndërtojë një të ardhme të sigurt dhe të begatë”, tha ajo përmes një mesazhi të publikuar në Instagram. Sipas saj, partneriteti i SHBA-së me Kosovën filloi edhe para pavarësisë, në vitin 1996, kur Shtetet e Bashkuara hapën zyrën e tyre të parë në Prishtinë. “Që atëherë, ne kemi qëndruar pranë Kosovës, duke mbështetur rrugëtimin e saj demokratik, i cili hedh themelet për të ardhmen. Ne presim me padurim zgjerimin e bashkëpunimit tonë në tregti, investime dhe forcimin e...