18 vite shtet, Kosova feston duke marshuar për drejtësi

18 vite shtet, Kosova feston duke marshuar për drejtësi

Mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova, por edhe nga trojet e tjera shqiptare, u mblodhën dje në Prishtinë për të shënuar 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Ata u bashkuan në marshin “Drejtësi, jo politikë”, të organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë. Që në orët e paradites, sheshet e kryeqytetit u mbushën me flamuj kombëtarë, flamuj të Kosovës dhe të UÇK-së. Pjesëmarrësit brohorisnin njëzëri “UÇK”, duke theksuar se tubimi kishte karakter paqësor dhe synonte drejtësi të paanshme. Në mesin e të pranishmëve ishin Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zyrtarë të lartë institucionalë dhe përfaqësues politikë nga Kosova dhe Shqipëria. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u prit nga ish-nënkryetari i...