13 vjet e 11 muaj burgim për ish-truprojën e presidentit Rugova, u dënua për vrasje të rëndë
Gjykata ka shpallur sot aktgjykimin ndaj Labeat Kastratit, ish-truprojës së presidentit historik Ibrahim Rugova, duke e dënuar me 13 vjet e 11 muaj burgim për veprën penale “Vrasje e rëndë”, rast ky që lidhet me një ngjarje të ndodhur para më shumë se dy dekada. Burime e Sinjalit bëjnë të ditur se vendimi është shpallur pas përfundimit të rigjykimit, pasi lënda ishte kthyer për rishqyrtim më parë, në bazë të vendimit të Gjykatës Supreme. Në gjykimin e parë, përveç Kastratit, ishte dënuar edhe një person tjetër, i cili sipas aktgjykimit të atëhershëm ishte shpallur fajtor për tejkalim të mbrojtjes së nevojshme. Sinjali mëson se pas shpalljes së vendimit të sotëm, ndaj Kastratit është caktuar edhe masa e paraburgimit, derisa priten hapat e mëtejmë procedural dhe...
Burimi:
sot.com.al