Radio “Europa e Lirë”: Shqipëria synon ta shpallë Iranin shtet sponsor të terrorizmit
-Botuar në radion “Europa e Lirë”- Shqipëria do të votojë për një rezolutë për ta shpallur Iranin shtet sponsor të terrorizmit, ndërsa Gardën Revolucionare dhe Hezbollahun, organizata terroriste, njoftoi të premten kryeministri i vendit, Edi Rama. Duke folur në një konferencë për gazetarë, Rama tha se vendimi do të merret javën e ardhshme. “Parlamenti i Shqipërisë do të ftohet ta votojë një rezolutë për ta shpallur Republikën e Khomeiniste të Iranit – unë me gojë nuk e them dot islamike, sepse ajo nuk ka asnjë lidhje me islamin sipas asaj që unë di dhe çmoj te islami – shtet sponsor të terrorizmit. Bashkë me këtë do të shpallen organizata terroriste Garda Revolucionare e Iranit dhe Hezbollahu”, theksoi Rama. Hezbollahu është grup militant në Liban i...
Burimi:
kohajone.com