Radev jep dorëheqjen si President i Bullgarisë
Bota E Hënë, 19 Janar 2026 20:10 Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, njoftoi të hënën se do të japë dorëheqje, duke i nxitur thashethemet se ai do ta themelojë partinë e vet politike për të garuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Radev i cili kishte mandat në këtë post kryesisht ceremonial deri në janar të vitit 2027 – tha se të martën do ta dorëzojë dorëheqjen në Gjykatën Kushtetuese të vendit. Nëse i pranohet, ai do të zëvendësohet nga nënpresidentja Iliana Iotova deri në zgjedhjet presidenciale në nëntor. Radev, i cili ka shprehur skepticizëm ndaj hapit të fundit të Bullgarisë për t’iu bashkuar euros dhe ka shfaqur qëndrime miqësore ndaj Kremlinit lidhur me luftën në Ukrainë, u zgjodh president në vitin 2016 dhe sërish në...
Burimi:
kohajone.com