Ra në një greminë 300 metra të thellë taksa i jepte makinës, 48-vjeçari francez gjendet gjallë 5 dit pas aksidentit

Ra në një greminë 300 metra të thellë taksa i jepte makinës, 48-vjeçari francez gjendet gjallë 5 dit pas aksidentit

Një shofer 48-vjeçar është shpëtuar pasi mbeti i bllokuar në makinën e tij për pesë ditë pasi ajo u zhyt në një greminë 300 metra të thellë në rajonin Ardèche të Francës jugperëndimore. Për fat të mirë për shoferin, të shtunën, më 21 shkurt, një grup gjuetarësh që ishin në zonë për të gjuajtur derra të egër e gjetën atë. “Ai ishte ende brenda, shumë i dobët, por ishte i vetëdijshëm”, tha Florian Giraud, një nga gjuetarët, duke përshkruar momentin kur u gjet. Pasi u njoftuan nga gjuetarët, zjarrfikësit nxituan në vendngjarje. Dymbëdhjetë shpëtimtarë u përpoqën për disa orë për ta nxjerrë shoferin nga makina, i cili u dërgua më pas në një spital në Lyon. 48-vjeçari, i cili jeton në rajonin Allier, ishte raportuar...