Qeveria siriane dhe forcat kurde arrijnë marrëveshje për integrim në shtet
Qeveria e Sirisë ka arritur një marrëveshje me Forcat Demokratike Siriane (SDF), të udhëhequra nga kurdët, për integrimin gradual të forcave ushtarake dhe institucioneve të tyre në strukturat shtetërore siriane, në një hap të rëndësishëm drejt ribashkimit të vendit pas luftës civile. Marrëveshja vjen pas disa javësh përleshjesh të ashpra në verilindje të Sirisë, ku trupat qeveritare rimorën territore të mëdha që kishin qenë nën kontrollin e SDF-së për më shumë se një dekadë. I dërguari amerikan për Sirinë, Tom Barrack, e cilësoi marrëveshjen si “një moment historik në rrugën e Sirisë drejt pajtimit kombëtar, unitetit dhe stabilitetit afatgjatë”. Sipas marrëveshjes, SDF do të tërhiqet nga pikat e kontaktit, ndërsa anëtarët e saj do të bashkohen me ushtrinë dhe institucionet shtetërore siriane. Po ashtu, strukturat...
Burimi:
top-channel.tv