Qeveria greke në përgatitje të planit të ri për menaxhimin e migracionit, çfarë pritet të ndryshojë

Qeveria greke në përgatitje të planit të ri për menaxhimin e migracionit, çfarë pritet të ndryshojë

Qeveria greke po përgatit një plan të ri për menaxhimin e migracionit, me fokus në rritjen e kthimeve të personave që nuk përfitojnë azil dhe në këtë kuadër ajo po ecën përpara me krijimin e qendrave të riatdhesimit për azilkërkuesit e refuzuar në vendet jashtë BE-së. Deklaratat u bënë nga Ministri i Migracionit dhe Azilit, i cili theksoi se në vitin 2025 u regjistrua një ulje prej 21% e mbërritjeve të paligjshme krahasuar me vitin 2024, ndërsa gjatë pesë muajve të fundit rënia arrin në 40%, që përkthehet në rreth 13 mijë hyrje më pak. Megjithatë, sipas ministrit, sfida kryesore mbetet procesi i kthimeve. Greqia realizon çdo vit rreth 5.000 deri në 7.000 kthime, një shifër që konsiderohet e pamjaftueshme në raport me flukset, të...