Qeveria britanike miraton planin për ndërtimin e super-ambasadës së re kineze në Londër/ Godina, pranë fibrave optike që transmetojnë komunikimet e institucioneve financiare
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka miratuar planin për ndërtimin e një super-ambasade të re kineze në Londër, me kusht që të përmbushen disa kritere. Vendimi për truallin prej 20,000 metrash katrorë në Royal Mint Court, pranë Kullës së Londrës, ishte shtyrë dy herë. Kritikët kishin paralajmëruar për një kërcënim të mundshëm ndaj sigurisë kombëtare, për shkak të afërsisë së vendndodhjes me City of London. Vendimi për planifikimin, i nënshkruar nga inspektorja Claire Searson, thuhet në dokumentin prej 240 faqesh se: “Për ta përmbyllur, jam qartësisht e mendimit se propozimi është në përputhje me planin e zhvillimit, kur merret në tërësi. Nuk ka konsiderata të tjera materiale që do të justifikonin një përfundim tjetër përveç se leja e ndërtimit dhe miratimi për ndërtesën e mbrojtur...
Burimi:
top-channel.tv