Qentë endacakë vranë 65-vjeçarin, gjykata dënon dy ish-zyrtarë bashkie në Greqi
Gjykata e Selanikut ka dënuar me burg dy ish-nënkryetarë të Bashkisë Pylaia–Chortiatis, duke i shpallur fajtorë për neglizhencë dhe mosveprim lidhur me sulmet nga qentë endacakë që çuan në vdekjen e një 65-vjeçari dhe plagosjen e rëndë të një 82-vjeçari. Ngjarjet ndodhën në mars të vitit 2020, në zonën Elaeorema, brenda pak orësh nga njëra-tjetra. Sipas vendimit të gjykatës, dy ish-zyrtarët, të ngarkuar në atë kohë me menaxhimin e çështjeve mjedisore dhe kontrollin e qenve endacakë, nuk ndërmorën masat e nevojshme për të parandaluar rrezikun, pavarësisht sinjalizimeve të mëparshme. Gjykata u dha secilit prej tyre një dënim total prej 3 vitesh e 9 muajsh burg, duke njohur një rrethanë lehtësuese për shërbimin e mëparshëm. Të dy kanë ankimuar vendimin dhe janë lënë të lirë deri...
Burimi:
vizionplus.tv