Qëllohet me armë shtëpia e këngëtares Rihanna në Beverly Hills, policia ndalon një grua
Shtëpia në Beverly Hills e superyllit të muzikës pop Rihanna është qëlluar me armë zjarri, sipas policisë. Oficerët e Departamentit të Policisë në Los Angeles iu përgjigjën raportimeve për të shtëna rreth orës 13:15 me orën lokale të dielën. Një e dyshuar është identifikuar dhe është marrë në paraburgim, shkruan BBC. Një zyrtar policie i tha CBS News, se shtëpia e shënjestruar i përkiste Rihanna-s dhe se në vendngjarje u gjetën gëzhoja të një arme automatike. Sipas policisë, askush nuk mbeti i lënduar nga incidenti. Një burim i zbatimit të ligjit i tha gazetës Los Angeles Times se këngëtarja ndodhej në rezidencë në momentin e sulmit. Autoritetet bëjnë me dije se e dyshuara, një grua rreth të 30-ave, ndaloi me makinë jashtë shtëpisë dhe qëlloi...
Burimi:
javanews.al