‘Putini është një aktor i keq’, Zelensky: Presidenti rus luan me Trumpin dhe me të gjithë botën

‘Putini është një aktor i keq’, Zelensky: Presidenti rus luan me Trumpin dhe me të gjithë botën

Në përvjetorin e katërt të fillimit të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha Financial Times se lufta ishte “në fillim të fundit”, por u kërkoi Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian të mos ndikohen nga “lojërat e negociatave ” të Vladimir Putinit. Në intervistë, presidenti ukrainas argumentoi se pa garanci të qarta dhe detyruese sigurie nga Perëndimi, Moska do të shfrytëzonte një armëpushim të mundshëm për t’u riorganizuar dhe për të nisur një ofensivë të re. “Ukrainës i duhet një armëpushim dje, sot, nesër”, tha ai. “Nuk kemi nevojë për një pauzë. Na duhet një fund i luftës”. Ai paralajmëroi, megjithatë, se çdo armëpushim pa garanci detyruese do të mbartte “rreziqe të mëdha”. ” Lufta mund...