Putin propozoi që uraniumi i Iranit të transferohej në Rusi për t’i dhënë fund luftës, Axios: Trump e refuzoi menjëherë alternativën e homologut
Presidenti amerikan, Donald Trump ka hedhur poshtë një propozim nga homologu i tij rus, Vladimir Putin, për të transferuar uraniumin e pasuruar të Iranit në Rusi si pjesë e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës kundër Teheranit, sipas Axios. Putin e bëri propozimin në një telefonatë midis dy udhëheqësve këtë javë, por presidenti amerikan e hodhi poshtë atë. Në teori, propozimi i Putinit mund të lehtësojë heqjen e rezervave bërthamore të Iranit pa dërguar trupa amerikane ose izraelite në terren. Rusia më parë ruante uraniumin e pasuruar dobët të Iranit si pjesë të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, duke e bërë atë një nga vendet e pakta me kapacitet teknik për të pranuar materialin. Sekuestrimi i 450 kilogramëve uranium të pasuruar 60%, i cili...
Burimi:
top-channel.tv